A1 Report - "Newsweek" artikull kryeministrit "Rilindja Shqiptare e Edi Ramës"

Report TV 2015-08-22

Views 3

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është një politikan i zjarrtë dhe i vendosur. Ai nuk është vetëm një udhëheqës por edhe një ish-lojtar basketbolli që drejton një qeveri ambicioze. Kështu e nis artikullin e saj revista e njohur "Newsweek", e cila ka përshkuar karrierën e Kryeministrit Edi Rama, punën si Kryebashkiak i Tiranës dhe më pas si kreu i ekzekutivit.

Rama nuk është politikani më i gjatë në botë dhe referuar librit e Alastair Campbell ?Fituesit dhe se si ata arritën të bëhen të suksesshëm?, ai një ish basketbollist i pari tanimë politikan që ka përfaqësuar vendin e tij në arenën ndërkombëtare në këtë sport - shkruan Newsweek

Revista sjell në shkrim edhe përshtypjet e Fred C. Abrahams, një këshilltar në fushën e të drejtave të njeriut, i cili e kishte njohur Ramën që në fillim të fillim të viteve ?90. Dhe sic tregon Abrahams, Edi Rama asokohe mbante të veshur bluza me stamapa të cuditshme dhe seksi ndërsa sot kryeministri 51-vjecar ka ndryshuar tërësisht stil, duke u përshtatur me kostume e kravata elegante.

Fiziku dhe personaliteti e kanë ndihmuar atë të bëhet një ndër liderët më të njohur në Ballkan megjithëse pamja e zyrës së tij të pastër nga 'Bulevardi Dëshmorët e Kombit' nuk të bën ta harrosh lehtë të kaluarën e pazakontë politike të tij.

Para se të hynte në politikë, Edi Rama ishte një një artist i respektuar në Paris, Frankfurt dhe Nju Jork. Karriera politike e Ramës filloi në vitin 2000, kur u zgjodh Kryetari Bashkie e Tiranës, duke i ndryshuar pamjen qytetit që solli dhe përzgjedhjen e tij si'Kryebashkiu i botës në vitin 2004'

Rama urdhëroi që fasadat e ndërtesave në qytet të pikturoheshin me ngjyrave kryesisht të gjelbër, të verdhë dhe vjollcë cka ishte një gjë mjaft tërheqëse dhe që bëri mjaft bujë në popullin shqiptar asokohe duke arritur edhe mjaft suksese por Autori konstaton se megjithë sukseset e tij si kryebashkiak i Tiranës, Rama nuk ishte i përgatitur për t?u përballur me vështirësitë e detyrës kryeministrore kur mori pushtetin.

Më tej Abrahams thekson se Edi Rama është produkt i së njëjtës politikë me dasitë dhe aleancat financiare dhe se marrëveshjet që duhet të bëjë e kushtëzojnë. Duke u ndalur te koalicioni me LSI-në, Newsweek thekson sërish faktin se Ramës i është dashur të bëjë marrëveshje me Ilir Metën, të cilin e akuzoi për korrupsion, teksa kujton edhe kohën kur opozita e atëhershme e PS-së protestonte kundër kreut të LSI-së.

Ai ka fituar përballë ish-kryeministri Sali Berisha me një lumë votash që i dhanë kualicionit të tij 83 deputetë nga 140 vende që ka parlamenti. Që nga viti 2013-t Shqipëria po i afrohet dhe më shumë BE-s, duke ndërmarrë reforma politike dhe ekonomike, pavarsisht se i gjeti institucinet me nivel të lartë korrupsioni» , - shkruan revista Newsweek

Revista thekson se qeveria aktuale e gjetin vendin me një sërë borxhesh, duke filluar nga 700 milionë dollarë detyrime ndaj kompanive që kishin kryer punët publike, borxh prej 1 miliardë dollarë në sektorin e energjisë elek...

Share This Video


Download

  
Report form