Embargoja ruse ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare, nuk ka pasur asnjë efekt në eksportet tona. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nëpërmjet një deklarate për shtyp, theksoi se pavarësisht kësaj embargoje, tregu vendas i grurit përmbush nevojat e konsumatorit. ?Produktet ?made in Albania?,- tha Panariti,- ?janë rritur ndjeshëm?.
Rusia është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit nga ku furnizohet një pjesë e mirë e tregut shqiptar. Por embargoja e fundit prek edhe këtë sektor. Megjithatë, ministri Panariti deklaroi se janë mundësitë që pjesën më të madhe të tregut ta mbulojë prodhimi vendas i grurit.
?Pata një kontakt të zgjeruar me prodhuesit e grurit dhe të miellit për të stimuluar blerjen e grurit tonë, synojmë 70 përqind të tij. Ne kemi paraqitur paketën e re të standardeve të cilësisë e të sigurisë dhe do t?i qëndrojmë shumë strikt asaj. Gruri i bukës masive duhet të ketë 12 përqind proteina?,-deklaroi ministri i Bujqësisë.
Në fund, Panariti siguroi se sanksionet ndaj grurit dhe miellit rus nuk do të prekin çmimet aktuale të bukës. Me tregun rus të bllokuar, Shqipëria po sheh si shpëtim të produkteve ?Made in Albania? tregun e madh Ukrainës.