Standartet laboratorike për kryerjen e analizave të produkteve të ndryshme, nuk janë në nivelet e duhura.
Kështu ka deklaruar në Elbasan, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili ka bërë me dije se shumë shpejt do të ndërhyet për ndryshim të situatës.
Mungesa e pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore ishte një tjetër pikë në të cilën është ndaluar Ministri Panariti, i cili ka theksuar se po përgatitet hapja e një pike të tillë në Mollas.
Vëmendja ndaj prodhimit vendas dhe nxjerrja në treg e të gjithë produkteve, vaksinimi i kafshëve ndaj sëmundjeve dhe njohja me problemet që hasin fermerët, kanë qenë në fokus të takimit që Ministri i Bujqësisë ka zhvilluar në qytetin e Elbasanit.