FIER - Aplikimi për një pashaportë është kthyer në një mankth për qytetarët fierake.
Cdo ditë radhët janë të pranishme në zyrat e aplikimit të pashaportave në këtë qytet, ndërsa gjatë ditës së sotme pati edhe një shkëputje të energjisë elektrike.
Kjo solli shtimin e radhëve dhe paralizimin e punës në këto zyra, e qytatarët pohojnë së situata të tilla janë prezente cdo ditë.
Aplikuesit, shumica prej të cilëve janë kthyer nga emigrimi kërkojnë ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e këtij problem.
E njëjta panorama paraqitet edhe në zyrat e aplikimit të pasaportave në disa rrethe të vendit.