A1 Report - Naço: Ngritja e nje kerkese-padie 37-50% me lire per qytetaret

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Nëse do të ngrini një kërkesë padi në gjykatë, do t'ju kushtojë 37-50 % më lirë. Qytetarëve deri më tani për të përfituar këtë shërbim u është dashur të paguajnë 1 200 lekë të reja, ndërsa duke filluar nga e hëna do të paguhet gati gjysma e vlerës.

Uljen e tarifave e ka njoftuar ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë raportimit të tij në Komisionin e Çeshtjeve Ligjore, për Progres raportin 2014.

Një tjetër risi do jetë dhe një ligji i ri për burgjet që do t'i japë fund emërimeve pa kriter.

Kreu i Drejtësisë shqiptare Nasip Naço ka hedhur akuza për Këshillin e Lartë të Drejtësisë se nuk ka emëruar kryetarët e Gjykatave, por ka lënë përtej afateve njerëzit që i drejtojnë aktualisht këto institucione.

Ministri Naço ka bërë me dije nga 10 000 çështje janë shqyrtuar vetëm 1 000 të tilla për 17 gjyqtarë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS