A1 Report - Ura pengon besimtarët të festojnë ditën e Shën Mërisë në Manastir

Report TV 2015-08-22

Views 4

VLORË - Sot të gjithë besimtarët ortodoksë festojnë ditën e Shën Mërisë. Por ata besimtarë që çdo vit zgjodhën Manastirin e Zvërnecit për të kremtuar ditën e shenjtë, nuk do mund ta bëjnë këtë vit.

Ura e cila të dërgon në manastir është e dëmtuar që prej shkurtit të këtij viti, pas vërshimeve të Vjosës. Kalimin për në manastir besimtarët mund ta bëjnë vetëm me një varkë.

At Jani Tereziu, prifti i Manastirit thotë se disa herë ai ka kërkuar nga pushteti vendor të ndërhyjë. Sikurse shihni edhe nga pamjet, nga ura ekzistuese ka mbetur vetëm gjysma e saj dhe sipas priftit ajo rrezikon qytetarët se hipin në të.

Sipas tij në këtë manastir për çdo vit në ditën e Shën Mërisë kanë ardhur mbi 1 milionë besimtarë dhe turistë dhe gjendja e krijuar do të kthejë pas qindra besimtarë.

Në ditën e Shën Mërisë besimtarët ortodoksë festojnë duke përgatitur ëmbëlsira e uruar për begati e harmoni.

Share This Video


Download

  
Report form