Besimtarët bektashianë festojnë Ditën e Ashures, Baba Mondi: Kurajë për t'u ringritur në vështirsi

Report TV 2020-11-05

Views 0

Besimtarë bektashinj kanë festuar Ditën e Ashures sot, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Dita e Ashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamit. Me rastin e kësaj feste në Kryegjyshatën Botërore u zhvillua një ceremoni ku u përkujtua dita e rënies heroike të 72 dëshmoreve.

Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi uroi të gjithë besimtarët bektashianë. prej muajsh shqiptarët dhe e gjithë bota po përballen me pasojat e pandemisë së COVID-19, i cili ka kufizuar shumë prej riteve fetare.

Share This Video


Download

  
Report form