Manastiri i Shën Marisë në ishullin e Zvërnecit ka pritur prej mbrëmjes së djeshme besimtarët Ortodoksë për të festuar së bashku ditën e e re, atë të 15 gushtit, që njihet si festa e Yll-lindjes së Shën Mërisë.
Me qindra besimtarë kanë ndezur qirinj dhe janë lutur në këtë ditë të veçantë për ta. Tradita e banorëve të kësaj zone është që këtë natë të shënuar ta gdhinë në ambjentet përreth Kishës duke ndezur zjarre. Por festa dhe ritualet fetare kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme.
Prifti i kishës, At Jani Tereziu, uroi besimtarët për këtë ditë të shënuar.
Ndërkohë një dhuratë për besimtarët këtë vit ka qenë dhe ndërtimi i Urës së Zvërnecit e cila prej dy vitesh nuk funksiononte prej amortizimit. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka përcjell urimin për besimatrët Ortodoksë, teksa ka shtuar se ura është tashmë në funksion jo vetëm për besimtarët dhe për çdo turist.