A1 Report - Basha: S'ka martesë me dyshen e krimit, t'i shembim sa më shpejt

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Tre ?Jo? të prera i ka dhënë lideri i opozitës Lulzim Basha një koalicioni të mundshëm të demokratëve me Ramën ose Ilir Metën. Në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët këtë të mërkurë, Basha tha se nuk ka në asnjë skenarë të tij një martesë me asnjërin prej dyshesh në pushtet, që ai i quajti ?çifti i rimartuar Rama-Meta?.

?Unë e kuptoj tundimin mediatik që ndonjëherë kthehet në tundim popullor. Thelbi i çështjes është se Shqipëria sot është katandisur në një vend të fundit në Evropë përsa i përket kapjes dhe humnerës ekonomike ku e kanë sjellë dyshja Rama-Meta. Dhe problemi im nuk janë ata, por është populli shqiptar dhe gjetja e rrugëdaljes nga kjo situatë. Korrupsioni po kap majat në këto 25 vite. Ne nuk bëjmë koalicion për hir të pushtetit dhe karriges. Jo-Jo-Jo. Beteja jonë është frontale ndaj krimit dhe korrupsionit pa asnjë kompromis, pa asnjë kompromis?, deklaroi Basha.

I vetmi skenar, - theksoi Basha - është shembja e kësaj dysheje që sipas tij, është e korruptuar. Ne kete beteje, Basha duket se do te bashkepunoje me cdo force politike dhe jo politike për tu ofruar atë që meritojnë shqiptarëve.

"Paketë emergjence e shpëtimit kombëtarë"
Lideri i opozitës Lulzim Basha e vlerësoi emergjencë kombëtare ndryshimin e situatës ekonomike ku ndodhet aktualisht vendi. Kreu demokrat tha se nuk duhet humbur më kohë për të vënë në jetë platformën e opozitës për nxjerrjen e vendit nga kriza, një paketë emergjence e shpëtimit kombëtar, siç Basha e quajti.

"Të shporrim kriminelet nga politika"
Kjo platformë, - theksoi Basha, - jo vetëm do të bëhet pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit, por edhe përmes protestës popullore. Megjithatë, sipas liderit demokrat, që alternativa e demokratëve të gjejë vend duhet edhe një përgjigje e fortë ndaj krimit përmes ligjit të dekriminalizimit.

Rikthimi i PD në Komisionin e Reformës në Drejtësi varet nga vullneti i mazhorancës
Ndërsa për sa i përket rikthimit të Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës në Drejtësi, Basha tha se kjo varet nga vullneti i mazhorancës.

Share This Video


Download

  
Report form