A1 Report - Kërkohet drejtori i OSHEE Lezhë urdhëroi t'i rilidhet energjia 1 hoteli

Report TV 2015-08-22

Views 8

LEZHË - Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Lezhës është shpallur në kërkim nga policia për shpërdorim të detyrës. Gjergj Malshi akuzohet se më 29 korrik të këtij viti ka urdhëruar në mënyrë arbitrare përgjegjësin e OSHEE të zonës së Shëngjinit Ladimir Shtjefn dhe elektricistin Pal Bakaj që të rilidhin energjinë elektrike në një hotel. Biznesit në pronësi të personit me inicialet K.P banues në Kune të Shëngjinit i ishte ndërprerë energjia nga inspektorët e OSHEE-së në operacionin e ndërmarrë për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme.

Dy punonjësit e OSHEE-së janë arrestuar, ndërsa drejtori 53-vjecar i OSHEE Malshi, ndoshta i vënë në dijeni për operacionin e policisë është larguar dhe tashmë po punohet për kapjen e tij.

Ka qenë specialistët e njësisë së task-forcës në Tiranë të cilët kanë konstatuar këtë abuzim dhe më pas kanë nisur hetimet.

Gjergj Malshi i është emëruar si drejtues i këtij institucioni në muajin prill të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form