Report TV -Lezhë, s'ka logjistikë për zjarret kërkohet ndihmë nga qeveria

Report TV 2017-08-11

Views 1

Zjarret në Lezhë mund të shuheshin që në nisje të tyre nëse inspektorët e pyjeve do të kishin logjistikën e nevojshme për të ndërhyrë.

Këtë problematikë e referoi Prefekti i Lezhës, Eduart Ndreca gjatë takimit me shtabin e Emergjencave Civile.

Ndreca ka kërkuar nga njësitë e qeverisjes vendore që të marrin masat për të alokuar me shumë fonde për Emergjencat Civile, kjo duke parë problematikën qe sa vjen dhe rëndohet në këtë drejtim.

Referuar kësaj kërkese, nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi tha se është e pamundur që kjo bashki të riparojë një inventar mjetesh të amortizuara, ndaj kërkon edhe mbështetjen e qeverisë.

Vetëm këtë vit në qarkun e Lezhës janë regjistruar 135 vatra zjarri, që si pasojë kanë shkaktuar dëme të shumta kryesisht në siperfaqet pyjore.

Share This Video


Download

  
Report form