Report TV - Zjarret në Klos, drejtori i Pyjeve: Kërkojmë ndihmë nga ajri

Report TV 2017-10-24

Views 0

Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë Klos, Jetmir Reci në një prononcim për situatën e zjarreve shprehet se situata vijon që të jetë e vështirë, ndërsa kërkon edhe ndihmën e helikopterit.

Sipas tij, pavarësisht tentativave për të fikur zjarret dhe rënies së shiut të djeshëm, ende nuk është bërë fikja totale e vatrave te zjarrit.

Sipas tij janë 4 vatra aktive në malin e Gurrës për të cilën është tepër e vështirë fikja. ?Kemi vetëm 10 punonjës të cilët po i fikin me mjete rrethanore zjarret?.

Reci thotë gjithashtu, se vatrat e zjarrit janë të qëllimshme, pasi sa fikej një vatër zjarri, ndizej në një krah tjetër një vatër tjetër e re.

Share This Video


Download

  
Report form