LEZHE- Trashëgimia kulturore dhe historike e Lezhës është në rrezik ekzistence. Historianë, specialistë të monumenteve të kulturës, drejtues vendorë e përfaqësues të ministrisë së Kulturës, pranojnë neglizhencën e krijuar ndaj këtyre asetevë gjatë 23 viteve.
Sipas tyre ndërgjegjësimi shihet si mundësia e vetme e ripërtëritjes dhe mbrojtjes së kësaj trashëgimie.
Ata bëjnë apel për çdo qytetar e kryesisht për ata që kanë detyrim të jenë vëzhguesit dhe mbrojtësit e këtij identiteti.
Shtëpi karakteristike, objekte kulti, historike, etnografia dhe në përgjithësi kultura e rajonit të Lezhës është nën kërcënimin e zhdukjes. Disa janë të njohura, të tjera po fshihen çdo ditë e më tepër, ndërsa turizmi nuk referon këtë mundësi zhvillimi për rajonin e Lezhës.