A1 Report - Azilkërkuesit, Gjermania masa ndaluese në kufijtë e Shqipërisë

Report TV 2015-08-22

Views 0

Zv.ministrja e Punëve Brendshme, Elona Gjebrea ka inspektuar ditën e sotme punën në pikën kufitare të Kakavijës ku bashkëpunojnë edhe punonjës të Policisë Federale gjermane me Policinë e Shtetit shqiptar me synim luftimin e migracionit të paligjshëm.

Gjebrea u ka bërë apel qytetareve që të mos ndërmarrin aventurë në Gjermani pasi të gjithë do të kthehen. Sipas saj nuk ka asnjë mundësi azili për tu njohur në Gjermani ndërkohë që janë forcuar kontrollet, procedurat dhe intervistimi për në zonën Shengen.

Nisur nga numri i lartë i shqiptarëve që udhëtojnë për pushime jashtë vendit dhe mundësisë që ata mund të kenë për të përfituar, zv.ministrja Gjebrea ka pohuar se edhe ndaj agjencive turistike është shtuar kontrolli, ku 4 të tilla po përballen me ligjin.

Ndërsa për ata persona që mund të pretendojnë se padrejtësisht u është privuar lëvizja e lirë në hapësirën Shengen, Gjebrea ka kërkuar plotësimin e një formulari. Por deri tani sipas saj nuk ka ankimime.

Nisur nga numri në rritje i azilkërkuesve shqiptare në Gjermani, pala shqiptare dhe ajo gjermane po intensifikojnë përpjekjet në luftën kundër migracionit të paligjshëm.

Që prej dt 16 korrik 2015 janë vendosur në Kakavijë dhe Kapshticë 12 punonjës të Policisë Federale, të cilët mbështesin me konsulentë kolegët shqiptare në mënyrë të veçantë gjatë mbikëqyrjes dhe kontrollit në kufi.

Para disa ditësh në këtë stacion kufitar ka qenë dhe ambasadori i Gjermanisë, Hoffman ku ka pohuar se, "azil për arsye ekonomike nuk ka dhe praktikisht aplikimet për azil të shqiptarëve nuk kanë asnjë shpresë për tu njohur si të tilla në Gjermani."

Share This Video


Download

  
Report form