TIRANË - 50 vjet pas zhdukjes së malaries, të mërkurën në mbrëmje është shënuar viktima e parë nga kjo sëmundje në QSUT.
Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në QSUT shpjegon për "Shqiptarja.com" se "aktualisht malarja nuk në vendin tonë është e importuar, por nëse nuk merren masa shumë shpejt mund të futemi në hartën e vendeve malarike".
Sipas tij, duke qenë se malarja është zhdukur prej 5 dekadash në vendin tonë, laboratoret dhe medikamentet për të diagnostikuar këtë sëmundje janë shumë të limituar, ndaj bën apel që të shikohen me prioritet.
Por ai bën apel që duhet të koordinohet puna me ministrinë e Mirëqenies Sociale në mënyrë që të bëhet një regjistrë i punëtorëve sezonalë që ikin jashtë, të cilët të këshillohen para se të ikin dhe të mbahen nën kontrollin e mjekëve vitin e parë pas kthimit duke shmangur kështu humbjet e jetës.