A1 Report - Rama:Presim te marrim provimin nga 'drejtoria' e BE, i beme detyrat

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Në pritje të vendimit të KE për dhënien apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE, kryeministri Edi Rama deklaron se vendi ynë i ka bërë detyrat për ta merituar atë. Kreu i qeverisë është shprehur se "shqiptarët janë po aq evropiane sa edhe gjermanët apo danezët", edhe nëse nuk e marrim statusin e vendit kandidat. Kryeministri Rama tha se tashmë pritet vendimi i "drejtorisë, nëse ne e kemi marrë apo jo provimin".

"Nëse Shqipëria do të merrte statusin në dhjetor do të kishte mundësi për të shkuar më përpara në rajon dhe mbi të gjitha, në fund të fundit nuk është se nëse nuk shkojmë në BE, ne nuk jemi evropianë. Ne jemi europianë po aq sa janë gjermanët, danezet. Ata janë anëtarë të një Bashkimi, ne nuk jemi anëtarë, por nuk na bën me më pak të drejta për të thënë atë që mendojmë për Europën. Ne duhet vetëm të presim KE që nëpërmjet raport-progresit të thotë fjalën e vet nëse ne i kemi qëndruar një për një detyrimeve tona. Në kohë të tjera më të mira Europa nuk do të diskutonte, sepse KE do të thotë që e kanë bërë detyrën. Është njësoj si një komision provimesh, që thotë se këta e morën provimin, dhe pastaj drejtoria thotë prit një minutë, se do e shohim në vjeshtë, se kemi halle të tjera. Se kështu jemi katandisur në këtë Europë, ku jemi sot. Ne të marrim detyrën para komisionit, pastaj presim drejtorinë çfarë vendimi do të marrë", tha kreu i qeverisë.

Duke u ndalur tek reformat e realizuara në vendin tonë deri më tani, kryeministri Rama tha se gjithashtu është regjistruar rritje e të ardhurave nga tatimet dhe doganat. Rama ndërkaq vuri theksin në luftën ndaj korrupsionit.

"Kemi një rritje shumë të ndjeshme të të ardhurave nga doganat dhe nga tatimet që i përgjigjet sfidës ambicioze të dakordësuar edhe nga FMN. Është pa asnjë dyshim një koordinim i luftës së korrupsionit. Kemi rreth 30 mijë të punësuar në 4 muajt e parë. Kemi edhe 4400 më shumë biznese të regjistruar.

Për këto shifra të larta ka 2 elementë kryesorë për këtë shifër krahasuese. E para 10 % të të ardhurave nga biznesi më parë e zinin gjobat. Këtë problem e konstatoi edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Sot kjo shifër është thuajse e papërfillshme.

E dyta nëse më parë tatimi mbi vlerën e shtuar ishte 6.7% sot është mbi 20%. Këto ndryshime janë të lidhura ngushtë më luftën ndaj korrupsionit. Nëse më parë nuk donin të arrinin këto rezultate pasi pranonin lekë nën dorë, sot ne e kemi ndërtuar në këtë mënyrë sistemin të kontrolluar nga brenda", u shpreh kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form