A1 Report - Tahiri: Nga shtatori burg për këdo që pret pyjet, s'ka më gjoba

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Janë me qindra qytetarët të cilët i kanë sjellë dëme mjedisit duke prerë pemët, por nga shtatori do të duhet të mendohen mirë para se të kryejnë këtë paligjshmëri. Kjo pasi qeveria do të amendojë Kodin Penal dhe dënimi për të gjithë personat që dëmtojnë pyjet do të jetë vetëm me burg. Aktualisht Kodi Penal parashikon dënim me gjobë ose burg për masakrat pyjore që kryhen nga dora e njeriut, por asnje prej kundravajtesve deri me tani nuk e kishte prekur qeline.

Këtë iniciativë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë prezantimit të nismës më të re për monitorimin e pyjeve përmes vendosjes së kamerave. Ministri Tahiri tha se pavarësisht personave të shumtë që policia ka arrestuar asnjë prej tyre nuk ka bërë burg, por vetëm janë gjobitur. Kjo sipas Tahirit ka ndodhur për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

?Prerja e paligjshme e pyjeve është një krim shumë i rëndë, ndoshta dhe pse shumë i heshtur për vëmendjen e elitës, vret të ardhmen e fëmijëve tanë. Vjet bëmë një memorandum bashkëpunimi mbi të cilin Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mjedisit duhet të çonin para përgjegjësisë të gjithë at që kërcënojnë të ardhmen e vendit tonë duke dëmtuar pyjet. Ne kemi vetëdijen e plotë për gjithçka ka ndodhur në këto vite më shumë se në 2 dekada me lloj-lloj kriminelësh që kanë shëmtuar thuajse në mënyrë të pariparueshme vendin tonë duke masakruar pyjet. Për ta shbërë këtë masakër duhet t?i rrimë ditë për ditë pas punës për të siguruar fondin tonë pyjor. Janë me qindra rastet që kemi çuar njerëz par drejtësisë, duke transportuar dru nga pemë që i kanë prerë në mënyrë të paligjshme. T?i marrësh së bashku janë zero ditët që kanë bërë ata në burg. Kodi Penal e sheh prerjen e pyjeve si një ndër veprat penale që dënohen me gjobë ose burg, dhe në të gjitha rastet për shkak të korrupsionit, paaftësisë ose mungesës së vetëdijes, nga sistemi i drejtësisë ata që arrestohen nga policia për prerjen e drunjve nuk bëjnë burg. Nga shtatori do ta amendojmë Kodin penal, të ashpërsojmë dënimet për ata që presin drunjtë, nuk do ketë më gjobë, por ka vetëm burg. Pa asnjë dyshim ka punonjës policie që mbyllin sytë para makinave me drunj, ashtu siç ka edhe inspektorë që mbyllin sytë. Qeveria ka zgjedhur një rrugë me dy shina që në fund të procesit na garanton një balancë më të mirë dhe mundësi më të mirë për të ruajtur pyjet?, u shpreh ministri Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form