A1 Report - Masat e bashkisë, Veliaj: Gjobë për këdo që hedh plehra në rrugë

Report TV 2015-08-31

Views 1

Bashkia e Tiranës do të prezantojë nesër paketën e penaliteteve për të gjithë ata individë apo biznese të ndryshme që zaptojnë, dëmtojnë apo ndotin pronën e përbashkët.
Kreu i bashkisë, Erion Veliaj gjatë ceremonisë së prezantimit të administratorit të njësisë numër 10, Arian Hamiti.

?Duke filluar nga dita e nesërme, Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë ?pisanjosët? e qytetit, do të ketë një sistem gjobash për individë dhe biznese që ndotin, do të ketë një sistem penalitetesh për të gjithë ata që urinojnë në vende publike, do të ketë një sistem penalitetesh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje?, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë u shpreh se ka ardhur koha kur shkelësit e rregullave të jetesës duhet të paguajnë për dëmet. ?Nëse dikush hedh plehra në rrugë, duhet ta paguajë ai faturën; nëse dikush vandalizon objektet publike, artistike apo kulturore, si Monumenti i Pavarësisë, duhet ta paguajë ai që është vandal dhe nëse dikush ndërton pa leje do ta paguajë prishjen por edhe rikthimin në gjendjen fillestare ai që ndërton pa leje?, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku më tej tha se aksioni i nisur në njësinë numër 5 për lirimin e hapësirave publike do të vijoi me njësinë numër 10. Ai ka bërë të ditur dhe një fakt domethënës të rezultateve që ka sjellë ky aksion jo vetëm në kthimin e hapësirave publike por edhe kthimin e kulturës së ligjshmërisë te qytetarët dhe çdo biznes.

?Vetëm në një javë aksion në njësinë 5 janë 6-fishuar të ardhurat e Tatim ?Taksave të të gjithë qytetit të Tiranës, pra, vetëm nga aksioni i njësisë 5 është 6-fishuar buxheti ditor i të ardhurave që mblidhen nga gjithë Bashkia e Tiranës?, bëri të ditur Veliaj. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/masat-e-bashkise-veliaj-gjobe-per-kedo-qe-hedh-plehra-ne-rruge-311536.html#sthash.0vZzTuHa.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form