Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Rrogozhinë Lushnjë duke përfunduar në oborri në një banese aty pranë.
Një e moshuar 60 vjeçe, Resmie Dedej është plagosur rëndë teksa ndodhej në shkallët e banesës së saj në fshatin Konjat.
Automjetit tip ?Crysler? me targa AA 110 IA, i cili po lëvizte tej normave të lejuara në autostradë, i është carë njëra nga gomat dhe drejtuesi Klodian E., ka humbur kontrollin.
Automjeti është përplasur në kolonat e shtëpisë duke përplasur edhe të moshuarën e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës.