A1 Report - Fier, zihet me gruan ne oborrin e shtëpise, e reja vdes nga dhuna

Report TV 2015-08-22

Views 1

FIER - Krimi brenda familjes shënon viktimën e tij të radhës në Levan ë Fierit. Aferdita Telo 17 vjeç, nënë e dy fëmijëve të vegjël është dhunuar fizikisht në oborrin e shtëpisë nga bashkëshorti i saj 22-vjeçar, Thoma Hajdini.

Në dhunë e sipër Hajdini e ka shtyrë bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit ka përplasur kokën në tokë.

Kjo ka rezultuar fatale për të renë, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra në kokë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, ndërsa kur trupi i viktimës ka shkuar në morg është zbuluar se vdekja ka ardhur si pasojë e hematomave në kokë. Në këtë moment policia ka arrestuar bashkëshortin.

Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga të afërmit e saj në Gjirokastër, ndërsa autori po pyetet në polici për rrethanat e plota të ngjarjes.

Mësohet se çifti ndonëse jetonte në kushte të vështira ekonomike nuk kishte pasur konflikte.

Në banesë ndodheshin dy fëmijët e mitur të çiftit në kohën kur ka ndodhur krimi.

Dy të rinjtë mblidhnin bime medicinale në pyjet e zonës për të siguruar të ardhura ekonomike.

Share This Video


Download

  
Report form