A1 Report - DASH: Shqipëria vendburim trafiku njerëzish,qeveria përpjekje minimale

Report TV 2015-08-22

Views 0

Shqipëria është një vend burimi për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve, të cilët i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Shqetësimet ngrihen në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore.


Gjithashtu një nga problemet që evidenton Departamenti Amerikan janë përpjekjet minimale të qeverisë për të eliminuar fenomenin. Kritika të forta janë adresuar edhe ndaj institucioneve për shkallën e lartë të korrupsionit në radhët e policisë.

Ja disa nga shqetësimet e pasqyruara në raportin e DASH për vitin 2015.
- Fëmijët shqiptarë i nënshtrohen lypjes së detyruar në vendet e rajonit dhe më gjerë
- Disa vajza shqiptare i nënshtrohen të trafikimit seksual apo punës së detyruar pas martesave me shkuesi.
- Disa gra të huaja nga vende evropiane, duke përfshirë Ukrainën, Rusin, Mbretërin e Bashkuar, dhe Norvegjin, i nënshtrohen trafikimit të seksit në Shqipëri
- Korrupsioni brenda forcave të policisë pengojnë zbatimin e ligjit për trafikimin.
- Një anëtar i Parlamentit është dënuar më parë për krime të lidhura me trafikimin.
- Qeveria nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo po bën përpjekje domethënëse për ta bërë këtë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar edhe disa nga përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e ligjit kundër trafikimit, siç është Kodi Penal i Shqipërisë ku parashikohet dënime nga 8-15 vjet burgim.

Qeveria sipas raporit të DASH ndoqi penalisht 18 të pandehur në vitin 2014, një rritje të madhe nga tre të ndjekur penalisht në vitin 2013. Departamenti amerikan i Shtetit i rekomandon shqiptare që tu sigurojë viktimave të trafikimit shërbim mjekësor dhe kujdes të shëndetit mendor falas.

?Qeveria shqiptare të vazhdojë hetimet, të ndjek penalisht dhe të dënojë trafikantët duke përfshirë dhe zyrtarët e lartë që janë të përfshirë. Të inkurajojë viktimat e trafikut për të ndihmuar në ndjekjen penale të trafikuesve?,-rekomandohet në raport.

Shqipëria renditet në shkallën e dytë në raportin e DASH, në të njëjtin nivel si një vit më parë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS