#rtvora
Një raport vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore i publikuar të enjten, e klasifikon përsëri Shqipërinë si vend të nivelit të dytë, duke thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për këtë qëllim.
Qeveria, thuhet në raport, përgjithësisht demonstroi përpjekje në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme, por në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale.
Në raport thuhet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit. Gra dhe fëmijë shqiptarë janë objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dash-qeveria-shqiptare-nuk-i-permbush-standardet-minimale-eleminimin-e-trafikimit-te-qenieve-njerezore
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz