ELBASAN - Dy vëllezër shqiptarë të kërkuar nga Italia për vepra të ndryshme penale u arrestuan nga policia e Elbasanit gjatë ditës së sotme.
Geron Hasenbelliu 41 vjeç me banim në Fier dhe Mikel Hasenbelliu 37 vjeç banues në Tiranë, u ndaluan nga efektivët e policisë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar ndaj tyre urdhër arresti për veprat penale trafik droge, Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni.
Arrestimi i tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë për tu përballur me drejtësinë e vendit fqinj.