TIRANË- Rreth 23 kilogramë drogë janë sekuestruar në Shqipëri mëngjesin e sotëm gjatë një operacioni të përbashkët të realizuar me palën greke, ndërsa 250 kilogramë drogë u kapën në Greqi.
Gjatë operacionit të realizuar nga policia e Tiranës u sekuestruan gjithashtu edhe rreth 4 100 euro.
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur edhe arrestimin 4 e personave në Shqipëri, Gentjan Dervishi, Ezmir Jauri, Erges Prifti dhe Fadil Femaj. Ndërsa shtetasi Naim Maloku, nga Kamza është shpallur në kërkim për përfshirje në trafikun e drogës.
Ndërsa në Greqi gjatë operacionit antidrogë u arrestuan Demon Kabashi, Julian Bedollari, Georgios Moysidis.
Policia njofton se operacioni antidrogë është duke vijuar në kërkim të personave të tjerë që merren me shitjen e lëndëve narkotike.