TIRANË - Një grua 29-vjeçare ka mbetur e plagosur në lagjen ?Don Bosko? në Tiranë në zonën e njohur si pallatet e Almakut, ndersa ndodhej ne lokal me bashkeshortin e saj dhe dhe me fëmijën e vogël të cilin e kishte në karrocë. Dëshmitarët thonëse Rezarta Lakrori është qëlluar disa herë me armë në këmbë kur sapo është çuar nga kafja.
Autorët, dy djem të rinj të pamaskuar dhe të armatosur kane qelluar nga rruga, shume prane lokalit te cilin e ndan nga rruga vetem nje trotuar i ngushte.
Sipas deshmitareve autoret janë parë nga banorët të largohen mes pallateve menjëherë pasi kanë qëlluar me armë ndaj gruas e cila është transportuar nga policia në spitalin e Traumës nga ku mësohet se është jashte rrezikut per jeten.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal poshtë një pallati të banuar dhe qytetarët që kanë parë skenën kanë qenë të shumtë. Shqiptarja.com sjell dëshmitë e para të tyre.
Një banor i zonës përshkruan për Shqiptarja.com thotë se personat që qëlluan me armë zjarri gruan ishin dy djem të rinj në moshë të veshur me të shkurtra njëri prej tyre me bluzë të bardhë. Menjëherë pas ngjarjes që ka tronditur të pranishmit, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të rrugicave që të çojnë pranë shkollës ?Qazim Turdiu?.
Policia e mbërritur në vendngjarja është vënë në ndjekje të autorëve, jo vetëm me kontrolle të shumta në të gjithë zonën por edhe me shoqërimin e dëshmitarëve që mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje. Autorët kanë shfrytëzuar rrugicat e ngushta në këtë lagje për tu larguar.