A1 Report - Tirane, qellohet e plagoset me arme babai i kreut të PS, Preze

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANË - Plagoset më armë zjarri i ati i kreut të PS në Prezë të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Prezë të Tiranës dhe i plagosur është Shefqet Kajmaku, 55 vjeç.

Shefqet Kajmaku është babai i kreut të PS të Prezës, Vladimir Kajmaku. Dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët e kanë qëlluar 55-vjeçarin.

Siç raporton nga vendi i ngjarjes, gazetari i A1 Report, Gerti Xhaja, policia është duke hetuar në dy pista: Atë të një sherri të momenti, si dhe sulmet që janë bërë më parë ndaj familjes Kajmaku dhe tani janë kthyer ndaj pjesëtarëve të familjes.

Policia mësohet se ka një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen, por për efekt të hetimit nuk ka bërë të ditur emrin.

Burime nga policia bëjnë të ditur se, Shefqet Kajmaku në spitalin e Traumës. Shefqet Kajmaku është plagosur në këmbë dhe i është nënshtruar një operacioni. Sipas mjekëve gjendja e tij është e mirë dhe ai është jashtë rrezikut të për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe deputetët e PS-së, Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi.

Familja Kajmaku ka qenë objektiv i sulmeve të shumta kohët e fundit ndërsa kanë akuzuar eksponentë të Partisë Demokratike në Prezë. Në muajin maj 2013 familja Kajmaku u vu në shënjestër të disa sulmeve, duke iu djegur edhe biznesin.

Share This Video


Download

  
Report form