A1 Report - Skadimi i pasaportave 5-vjeçare, radhë të gjatë për aplikim në Fier

Report TV 2015-08-22

Views 1

FIER - Rikthehet fenomeni i radhëve të gjata të shqiptarëve të kthyer në sezonin e verës në Shqipëri, për t?u pajisur me pasaporta.

Në ambientet e policisë së Fierit, skadimi i afatit të pasaportave 5-vjeçare ka shënuar një fluks të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për t'i rinovuar ato. Të tjerë qytetarëve u duhet të rregullojnë problemin e toponimeve, e të saktësojnë sipas rregullave vendlindjet e fëmijëve të tyre, që më pas të mos kenë problem me autoritetet e vendeve fqinje.

Të tjerë shtetas kanë zgjedhur procedurat e përshpejtuara për arsye të ndryshme. Por afatet kanë kaluar dhe dokumentet nuk kanë përfunduar, vonese e paargumentuar nga autoritetet.

?Kemi paguar lekët zotërinj për tre ditë nga 180 mije lekë të vjetra. Na gënjejnë, kam 6 ditë sot, rri nga mëngjesi deri në darkë këtu mbrapa derës. Më thotë do vij posta tani mbas një ore, kam ardhur që në orën 7 më thotë do vij në orën 8, në orën 9. Si përfundim as postë e as pasaportë?, shprehet një qytetar.

Ndërsa Përgjegjësi i gjendjes Civile, Agim Qelibashi shpjegon se: Gjatë ditës aplikohen 60 deri në 80 pasaporta në ditë. Ka pasur një bashkëpunim korrekt edhe me policinë edhe me shoqërinë private dhe këto aplikime janë kryesisht nga Greqia për shkak të toponimeve dhe te mbarimit të pasaportave 5 vjeçare. Fluksi i emigrantëve është rritur gjatë kësaj periudhe, sportelet janë të hapura dhe nuk ka pas ngarkesë.

Muaji gusht i cili shënon edhe fluksin më të madhe të kthimit të emigrantëve, pritet te ketë më shumë kërkesa për tu pajisur me dokumente identifikimi.

Share This Video


Download

  
Report form