A1 Report - Fier, Rama: Certifikatat e pronesise ne baze te ligjit 7501

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deputetët e zonës Erjon Braçe dhe Arben Çuko si dhe ambasadori izraelit në Tiranë, ishte dje në Frakull të Fierit, nga ku nisi procesi i dhënies së titujve të pronësisë të tokës bujqësore, mbi bazën e ligjit 7051. Ai dorëzoi 100 certifikatat e para të pronësisë që shënojnë vetëm nisjen e këtij procesi, që vjen si një zotim i mbajtur i qeverisë ndaj tyre. "Ne jemi këtu, për të filluar t'i japim jetë një procesi që ngrihet mbi një zotim shumë të fortë e shumë të qartë, që, mbi bazën e ligjit 7051, ne do të ndajmë titujt e pronësisë për të gjithë ata që sot prej kaq shumë vitesh vazhdojnë punojnë tokën e tyre, me familjet e tyre dhe ende nuk janë bërë dot pronarë të tokës, edhe pse kaq shumë vite kanë kaluar e fëmijët janë bërë burra", tha Kryeministri.

"Besojmë që ky është dhe fillimi i fundit të një kapitulli të gjatë zvarritjeje të pakuptimtë e sfilitëse për të gjithë shqiptarët, familjet shqiptare që jetojnë në fshat, që jetojnë me tokën dhe që përmes tokës mundohen të krijojnë mirëqenien e tyre. Nga ana tjetër, ky është edhe fillimi i një kapitulli të ri për bujqësinë, blegtorinë dhe gjithë hapësirën shqiptare të fshatit, sepse është fillimi i një formalizimi të tregut të tokës", tha Kryeministri. Ndërsa ka lajmëruar nisjen e procesit të aplikimit të skemave të reja të financimit e të mbështetjes nga ana e qeverisë, për projekte dhe plane zhvillimi në gjithë hapësirën në fshat, ku gjithsecili nga fermerët është i ftuar të aplikojë, të paraqesë idenë, të paraqesë programin e vet e të përfitojë nga kjo mbështetje. Ndërsa në Divjakë, Rama u ndal në sipërmarrjen "Agro-Liço", një serë e prodhimit të fidanëve të perimeve, ku po realizohet me sukses një investim prej mbi 38 milionë lekë, për përmirësimin e teknikës dhe teknologjisë së prodhimit në serë të fidanëve të certifikuar.

"Agro-Liço" është një nga sipërmarrjet e agrobiznesit që ka përfituar nga skema e granteve IPARD, një program për mbështetjen e bujqësisë që bashkëfinancohet nga qeveria shqiptare dhe BE, përmes projektit të parazgjerimit IPA. Sipërmarrësi vuri në dukje se aktiviteti i tij është rritur me 300% falë mbështetjes që i është dhënë. "Në bazë të kontratave ju i garantoni që i merrni prodhimin kur ai prodhohet dhe kur vjen në pikat e autorizuara të grumbullimit merr plus edhe 10%-15%mbrapsht të faturës së shitjes" ka sqaruar Ministri Panariti. Fondi i skemës së grantit IPARD është mbi 8 milionë euro dhe i dedikohet zhvillimit të sektorit agro-ushqimor.

Nga drejtuesit e Bujqësisë, Rama u informua se në thirrjen e parë për aplikime janë kontraktuar 19 aplikantë, nga të cilët 16 për investime në fermë dhe 3 për agro-përpunim. Si një nga përfituesit e këtij fondi, sipërmarrësi tha se synon të sigurojë jo vetëm prodhimin e fidanëve të perimeve në sera, në përputhje me standardet e BE por dhe shpërndarjen e tyre për mbjellje gjatë gjithë vitit, duke mi...

Share This Video


Download

  
Report form