A1 Report - Fier, plagoset kamarierja në lokal ndalohen si të dyshuar babë e bir

Report TV 2015-08-21

Views 2

FIER - Një 25-vjeçare ka përfunduar në spitalin rajonal të Fierit me disa goditje thike në trup. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy persona babë e bir, Gëzim dhe Bledar Sinanin për veprën penale "plagosje e rëndë me dashje", pasi dyshohet se janë ata autorët e krimit.

Por, vetë 25-vjeçarja, Blerina Qose e cila punonte si kamariere në lokalin me pronarë dy të arrestuarit, deklaron për mediat se në kushtet e depresionit është vetëplagosur dhe se askush nuk gisht në këtë ngjarje.

Edhe prindërit e vajzës tregojnë se 25-vjeçarja vuan prej kohësh nga gjendja depressive dhe se veprime të tilla janë të njohura për ta. Ngjarja u shënua në një lokal në lagjen 15 tetro në Fier, ndërsa sipas mjekëve 25 vjecarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share This Video


Download

  
Report form