TIRANË - Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve rivale të ulur në dy tavolina të ndryshme jashtë një lokali për pak i ka kushtuar jetën një 29-vjeçareje e cila ndodhej në të njëjtin bar-caffe me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të sjellë në jetë vetëm disa muaj më parë. Ajo mbeti e plagosur lehtë si pasojë e të shtënave.
Ngjarja është shënuar në lagjen ?Don Bosko? në një lokal hapur së fundi në rrugën ?Muzakët? në kryeqytet poshtë një pallati të banuar. Fakti që në karrocë kishte foshnjën e saj, e ka trembur 29-vjeçaren Rezarta Lakrori dhe për t?i shpëtuar përleshjes së armatosur, e reja ka dashur të largohet nga lokali, por në këtë tentativë ka marrë një plumb aksidental në këmbë sapo është çuar. Ajo është transportuar në Spitalin e Traumës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Çifti Lakrori eshte banues ne bllokun e pallateve Al Mak shume prane lokalit.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për A1 Report se ne vendngjarje u gjetën 12 gëzhoja pistolete, disa prej tyre në pjesën e jashtme të lokalit dhe disa në rrugë, e cila ndahet nga lokali vetëm nga një trotuar i ngushtë. Hetuesit dyshojnë se është qëlluar nga një armë zjarri ?Makarov? dhe një ?TT?, ndersa ne lokal policia gjeti edhe një fishek të paplasur.
Sipas dëshmitarëve, 6 personat e përfshirët në këtë shkëmbim zjarri janë parë të largohen ne kembe ne pjesen e pasme te shkolles "Qazim Turdiu" për të dalë më pas në rrugën ?Jordan Misja? pranë burgut 313. Burime nga policia e kryeqytetit thanë për A1 Report, se në një nga tavolinat janë gjetur dy çanta krahu dhe disa celularë që mendohet se janë të pjestarëve të njërit grup.
Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po kryhen kontrolle të shumta në të gjithë zonën për të mundësuar kapjen e autorëve të cilët, sipas dëshmive, kanë shfrytëzuar rrugicat e ngushta në këtë lagje për të humbur gjurmët.
Policia thotë se ka pyetur dëshmitarë të shumtë të pranishëm në lokal që mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje. Po ashtu pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së lokalit, të cilat policia i ka sekuestruar, janë një pikë e fortë e bluve të kryeqytetit për të zbuluar se kush janë autorët e kësaj përleshjeje me armë.
Dëshmitarët thanë për A1 Report se para se të përlesheshin me armë, dy grupet e personave, që sipas tyre nuk janë banorë të zonës, kanë pasur një debat mes tyre. Debati është dëgjuar edhe nga të pranishmit e tjerë në lokal, pasi te rinjte ndodheshin në tavolina të ndryshme, dy djem në njeren tavolinë dhe 4 në tjetrën.
Tashmë duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe kur zgjedhim të relaksohemi mes miqsh e familjarësh në lokale pasi pa kuptuar gjithçka mund të kthehet në një skenë ?lufte?.