TIRANE - Zyrat e Hipotekave në të gjithë Shqipërinë shumë shpejt do t?i nënshtrohen një auditimi për të identifikuar nëpunësit që për shërbimet e ofruara kërkojnë ryshfet apo kanë performancë të ulët gjatë ushtrimit të detyrë.
Këto masa u bënë publike nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço një ditë pas arrestimit të drejtorit të Hipotekave në Lushnje për mitmarrje, për të cilin u dha dhe masa administrative e shkarkimit nga detyra.
?Të gjithë ata që kanë ardhur për interesa personale nuk do ti largojmë por do t?i flakim nga ky shërbim. Disa ditë më vonë kryeregjistruesi do të firmosë një marrëveshje me drejtorin e përgjithshëm të policisë për një bashkëpunim më të ngushtë për të luftuar rastet korruptive që shfaqen në institucionin tuaj. Si ministër i Drejtësisë edhe një herë bashkë me stafin do krijojmë një task-forcë dhe do ndjekim rast pas rasti bashkë me kryeregjistruesin të gjitha zvarritjet që ju bëni të gjitha zvarritjet që bëhen me qëllime korruptive. Do vazhdoj të kërkoj nga kryeregjistruesi me një tolerancë zero të propozojë për drejtuesit tuaj por edhe për kompetencat që i jep ligjit të largojë pa më te voglin dyshim këdo që nuk u shërben qytetarëve , për çdo rast tjetër po ja u them publikisht të bëheni gati që sot të zgjidhni avokatin më të mirë pasi do keni probleme me drejtësinë?, - u shpreh Naço.
Ndalur tek denoncimet e qytetarëve për rastet abuzive në sportelet e hipotekave, ministri Naço paralajmëroi dhe nënshkrimin e një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe kryeregjistruesit Ilirjan Muho për të ndjekur në dinamik çdo rast duke arritur në zhdukjen e zarfeve, referuar këtu ryshfetit që paguhet.