A1 Report - Naço: Ndryshimet politike e kane demtuar administraten publike

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANË- "Administrata Publike është dëmtuar nga inercitë politike, pasi çdo ndryshim i qeverisë ka nënkuptuar gjithashtu një ndryshim të stafit administrativ, duke përfshirë pozicionet teknike. Si e tillë, administrata shtetërore është reduktuar në një staf të politizuar me pak përvojë, merita profesionale dhe me burokraci të tepruar".

Kështu është shprehur sot ministri i drejtësisë, Nasip Naço në tryezën e mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë për kodin e procedurave administrative.
Tryeza e mbajtur nga Ministria e Drejtësisë ka si qëllim prezantimin e projektligjit "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë" dhe konsultimin rreth tij.

Ai vërejti se krijimi i adminsitratës publike në 1994 ka qenë hap i rëndësishëm në këtë fushë, në këtë drejtim. Ndërsa hapi i dytë i rëndësishëm është miratimi për ligjin e statusit e nëpunsit civil, si dhe kodi i procedurës administrative, miratuar në 1999.

"Një hap i rëndësishëm në modernizimin e Administratës Publike ka qenë krijimi i Departamentit të Administratës Publike në vitin 1994, njësi e ngarkuar për formulimin dhe zbatimin e reformave në Administratën Publike. Hapi i dytë më i rëndësishëm ishte miratimi i ligjit për statusin e nëpunësit civil në vitin 1999. Ndërsa ajo që konsiderohet si kolona vertebrale për ndërtimin e një administratë eficiente dhe të përgjegjshme është miratimi i procedurave administrative të qarta", tha Naço.

LIGJET, HAP I RËNDËSISHËM NË REFORMIMIN E SISTEMIT GJYQËSOR
Sipas Naços, "Kodi i Procedurave Administrative u miratua në vitin 1999". "Para kësaj date, procedurat për zbatimin e akteve ligjore, ishin të fragmentuara në ligje dhe rregullore të ndryshme". "Miratimi i Kodi i Procedurave Administrative ishte një hap përpara për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Megjithatë, zbatimi i tij ka prodhuar disa mangësi. Disa prej këtyre të metave janë të konsiderueshme dhe teknike të vetë tekstit ligjor. Edhe pse Kodi i Procedurave Administrative në mënyrë eksplicite detyron të gjitha organet e administratës publike ta zbatojnë atë dhe nuk parashikon dispozita nëpërmjet të cilave ligjet e veçanta përjashtojnë zbatimin e këtij Kodi, pothuajse çdo ligj sektorial rregullon një procedurë të veçantë".

"Miratimi i kodit ishte një hap përpara për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve por ka prodhuar dhe mangësi", vërejti Naço, duke theksuar se "Këto ligje kanë nxitur fragmentarizimin e procedurës administrative".

Për ministrin Naço, hartimi i një ligji të ri të kodit të procedurës do të jetë edhe unifikim me ligjet aktuale. "Një uniformitet që, -sipas tij,- do të ulte koston administrative, përshpejtonte veprimet administrative dhe rriste efektivitetin".

Sipas tij, kjo nismë ligjore, hartuar edhe me mbështetjn e BE, "vjen edhe në përputhje me unifikimin e ligjeve të tjera, si statusi i nëpunësit civil, ligji për organizimin dhe funksionimin e organizatës shtetërore etj."

Qëllimi kryesor i projektligjit "Kodi i Procedurave...

Share This Video


Download

  
Report form