A1 Report - Reforma në Drejtësi, PS nuk ia jep anëtarin plus opozitës

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANË - Kërkesa e opozitës për përfshirjen në rend të ditës të kërkesës së opozitës për ndryshimet në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, për t'i dhënë të dhënë opozitës të drejta të barabarta ka shkaktuar edhe debatet e para të seancës së sotme në Parlament.

Fjalën nga opozita e ka marrë, deputeti Eduard Halimi i cili bëri të ditur se dy ditë më parë grupi i deputetëve të PD-së dhe PR-së i kanë përcjellë një shkresë Kuvendit ku kërkojnë ndryshimin e vendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm, duke propozuar emrat e anëtarëve.

?Ne kërkojmë të futet në rend dite ndryshimi i këtij vendimi, që opozita të marrë pjesë dhe t?i hapet rruga përfaqësimit të saj në komision?, tha Halimi.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi për shkak se deputetët e mazhorancës nuk janë njohur me këtë dokument duke theksuar se "rregullat nuk ndryshojnë në mes të lojës".

"E përshëndes opozitën që më në fund vlerëson që qëndrimi i deritanishëm për t?u mos u bërë pjesë e Komisionit Përkatës për Reformën në Drejtësi nuk ishe i duhur, është e mirëpritur. Nuk jam njohur me përmbajtjen e ndryshimit. E para rregullat e lojës nuk ndryshojnë në mes të lojës."- tha Ruçi.

Në debatin mes palëve ndërhyri kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili sugjeroi për më shumë kohë në diskutimin kësaj çështje.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS