A1 Report - Vlorë, rektori dhe avokati akuza të ndërsjellta për dhunë

Report TV 2015-08-22

Views 13

VLORË - Rektori i Universitetit të Vlorës Albert Qarri është goditur me grusht nga një person i cili e kërcënonte prej kohësh, e madje sipas tij më herët i ka djegur edhe makinën. E gjithë kjo skenë sipas tij ka ndodhur ndërsa rektori i ?Ismail Qemalit? ndodhej në hollin e teatrit ?Petro Marko? në qytetin bregdetar në pritje të presidenti Bujar Nishani për një aktivitet që do mbahej aty.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me studion e A1 Report rektori Qarri ka shpjeguar të gjithë ngjarjen dhe motivet e konfliktit dhe akuzon si autor të këtij sulmi Kujtim Cakrani. Sipas rektorit, personi në fjalë është avokat dhe prej tre vjetësh ka qenë nën sulmin e tij të kërcënimeve. Ai tha se konflikti mes tyre ka nisur për shkak të bashkëshortes së avokatit Cakrani, e cila sipas rektorit punon në universitetit ?Ismail Qemali?.

Por ndërkohë një pretendim i tillë është rrëzuar nga avokati Cakrani i ka hedhur poshtë këto akuza. AI deklaroi për A1 Report se nuk është ai personi që e ka qëlluar rektorin Qarri.

?Isha i ftuar në një ceremoni në Teatrin ?Petro Marku?. Ishim duke pritur presidentin. Isha tek personat që prisnin, në hollin e teatrit isha duke qëndruar me disa vlonjatë të tjerë. Mbas shpinës sime një persona që më shan dhe më fyen rëndë më godet pas shpine me grusht dhe u largua. Ishte Kujt Cakrani që prej ditësh ka kërcënuar familjarisht, verbalisht duke përdorur shpifje, njerëz të ndryshëm që më kanë kërcënuar deri në djegien e makinave të mia për shkak të detyrës dhe punës sime rigoroze. Është njeri me precedentë që është dënuar nga Italia për trafik droge i cili pasi ka ndryshuar emrin ka mundur të ndjekë studimet në universitete fantazmë që u mbyllën tashmë dhe ushtron detyrën e avokatit. Unë kam marrë një goditje si institucion që nuk munden dot këta njerëz të inkriminuar?..nuk mundem dot të flas më se ky është një rast i paprecedentë. Disponoj mesazhe në telefonin tim, kërcënime në ambiente publike, nga vetë ai dhe njerëz të tij. E kam denoncuar në polici që kur janë djegur makinat, është i dyshuari kryesor për djegien e makinës. Ky persona ka gruan pedagoge në universitet, ka krijuar problematika të njëpasnjëshme për një periudhë të gjatë kohe, ka dhunuar institucionin?, u shpreh rektori Qarri për A1 Report.

Share This Video


Download

  
Report form