VLORE - Një çift nga Vlora pak ditë më parë kallëzuan në prokurori mjekët e pavionit të gjinekologjisë pranë spitalit të Vlorës, teksa i akzuojnë ata për vdekjen e foshnjës gjatë lindjes për shkak të pakujdesisë së mjekëve.
Lorenc dhe Merita Lelaj janë shprehur para prokurorëve së fillimishtë mjekët u kanë thënë se gruaja pritet të lindë dy binjake, ndërsa në fund u kanë thënë se ka lindur vetëm një fëmijë i seksit mashkull i vdekur.
Ndërkohe bluzat e bardha pranë spitalit të Vlorës në një dalje për mediat i kanë hedhur poshtë këto akuza, teksa theksojnë së gruaja ka ardhur në spital më fëmijë të vdekur në bark, ndërsa gjatë lindjes kanë qënë të pranishmë edhe familjarë të familjes Lelaj.
Mjekët gjithashtu shprehen së priten rezultatet e autopsisë që do të vërtetojnë edhe deklaratat e tyre.
Sinkron...
Kjo është tragjedia e dytë në familjen Lela teksa kohë më parë mësohet se dy fëmijë të çifitit janë djegur në banesë, teksa shtëpia u pëfshi nga flakët pas një shkëndije elektrike.