SHKODËR - Kreu i Shoqatës së Misionarëve të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani banor në të njëjtin fshat me vrasësin e 2 turistëve çek në emër të komunitetit tij rrëfen se ndihet i trishtuar për këtë krim monstruoz siç e quan ai.
Shullani rrëfen se ngjarja duhet trajtuar sipas zakoneve të kanunit, ku familja e të riut duhet të largohet nga fshati e t?i digjet shtëpia.
Ndërsa si për ndëshkim për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, Shullani kërkon varjen me litar në fshatin Lotaj
?Unë sot flas jo si Kryetar i Shoqatës së Misionarëve të Paqes,por si banor i fshatit Lotaj i lindur në atë fshat. Unë kërkoj dy gjëra se nuk njolloset një fshat as një krahinë për një njeri, për një kriminel të lindur. Nuk është hera e parë e atij djalit që ka bërë ato veprime. Unë kërkoj dy gjëra në bazë të zakonit kanunor të mblidhet fshati edhe ta nxjerrim nga fshati përfundimisht babën e tij dhe vllan e tij edhe mos të shkojnë në asnjë fshat tjetër sa të jetë zoti zot. Me i djeg shpinë e me i pre pemtë në bazë të zakonit kanunor për turpërisinë që ka bërë. Ndërsa për problemin e paralizave të shtetit unë kërkoj varjen në fshatin Lotaj për djalin.?- u shpreh për A1 Report Nikoll Shullani.