A1 Report - Tirana,kryeqytet i besimit e paqes Klosi:Gjithçka gati për 4000 të ftuarit

Report TV 2015-09-04

Views 2

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Sportit, Blendi Klosi i ftuar në studion e A1 Report foli rreth e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan dhe që organizohet nga Komuniteti Sant?Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

?Janë rreth 4000 te ftuar, por jo të gjithë klerikë. Shqipëriua është zgjedhur si një vend që promovon harmonin fetare. Të tilla aktivitete janë të dëshiruara nga shumë vende të botës. Edhe vizita i papës një vit më parë ndikoi. Ata janë njerëz që flasin për paqen në Botë. Janë ftuar dhe kanë konfirmuar ftesën shumë krerë shtetesh. Janë 9 gjuhë të cilat do të përkthehen zyrtarisht. Nuk do të jetë një aktivitet me dyer të mbyllura. Për 3 ditë do të flitet për gjëra reale. Paqja është gjithmonë e mundur objektiviteti i takimit. Transporti i folësve do të mbulohet nga vetë të ftuarit. Në kohën që ishte menduar ky takim një vendimmarrje e drejtë. Jemi në një moment shumë interesant. Do të jenë 13 salla të mundshme ku do të zhvillohen takimet. Një prej tyre do jetë pallati i kongresve. Një nga temat lufta në Siri. Temat janë të problematikave globale. Në ditën e tretë do të jetë edhe marshimi i paqes. Ky është aktiviteti më i madh i organizuar në Shqipëri. Policia e shtetit do të jetë në gatishmëri. Në komitet në këto tre ditë duke pasur një mbulim të madh të aktivitetit. Ministria e Turizmit ka përgatitur edhe axhendë turistike. Cermonia e hapjes do të mbahet të dielën pasdite. Do të ketë shumë aktivitete. Paqja e mundshme në Irak do të jetë një nga temat, do të drejtohet nga zv/min jashtëm i Italisë. Këto tema kanë një vlerë për auditorin e madh.?- tha Klosi.

Share This Video


Download

  
Report form