48 orë pasi u hodh në erë bashkë me makinën e tij, biznesmeni nga Durrësi Xhemal Çela ka vdekur në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të rënda. Pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale, biznesmeni i ndërtimit nuk ka arritur të dalë nga koma.
Mjekët kanë konfirmuar rreth orës 14.00 vdekjen e 48-vjeçarit i cili kishte marrë plagë të rënda dhe dëmtime të parekuperueshme në organët jetësore të trupit.
Çela në momentin e shpërthimit ka humbur shumë gjak për shkak të dëmtimit në të dyja këmbët dhe kjo ka qënë fatale për jetën e tij, ndërsa mjekët kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte marrë edhe plagë në kokë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/