Ora News - Durrës, u godit me thikë, vdes në spital 16 vjeçari

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërron jetë në duart e bluzave të bardha 16-vjeçari që u plagos me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ngjarje ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.15, në Spitallë, ku shtetasin Devi Lala, 17 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Anxhelo Gjokazaj, 16 vjeç, banues në Durrës. 16-vjeçari u dërgua në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk mundi t?u shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka arrestuar 17-vjeçarin Devi Lala si autor të dyshuar të ngjarjes. Adoleshentët, banorë të së njëjtës lagje, ishin takuar rastësisht pranë zonës ku ata banojnë dhe për shkak të antipatisë që kishin për njëri-tjetrin kanë nisur të grindeshin.

Dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes kanë sqaruar për policinë se gjithçka ka ndodhur në harkun e pak minutave. Fillimisht, sipas dëshmitarëve, adoleshentët kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin "kush je ti-kush jam unë", më pas edhe janë fyer mes tyre.

Në këtë moment ata janë përleshur me njëri-tjetrin dhe papritur Lala nxori thikën që mbante me vete dhe e qëlloi tre herë Gjokazaj, dy herë në pjesën e kraharorit dhe një herë në shpatull. Goditja në shpatull ishte shumë e thellë dhe thika i kishte prekur zemrën. 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku pak orë më vonë ndërroi jetë, duke mos u mbijetuar dot plagëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/plagoset-me-thike-adoleshenti-ne-durres-arrestohet-17-vjecari

Share This Video


Download

  
Report form