DURRES - Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i plagosur me thikë sot në lagjen nr.15 në Spitallë të qytetit të Durrësit.
Angelo Gjokazaj u godit me thikë nga Devi Lala 17 vjeç, banues po në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti mes dy adoleshentëve. 16-vjeçari me origjinë nga Mirdita mori plagë të rënda në trup, por edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, i mituri nuk mundi të mbijetojë.
Sipas mjekëve, Gjakozaj kishte marrë një goditje me thikë pranë zemrës, plagë e cila ka bërë që ai të humbë gjak dhe për rrjedhojë ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Devi Lala, 17-vjeç. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes. Pas krimit, 17-vjeçari ka hedhur thikën në kanal. Policia po heton për shkaqet që sollën këtë ngjarje tragjike në qytetin e Durrësit.