Report TV - Durrës, i vdes nipi 1 vjeç : Na e dhuroi Zoti, na e mori doktori

Report TV 2017-07-05

Views 3

Pediatria e Durrësit është kthyer në një makth të vërtetë për prindërit e fëmijëve, pasi në harkun prej 15 ditëve kanë humbur jetën dy foshnje nga 15 muajshe.

Sipas familjarëve, shkak për vdekjen e vogëlushëve është bërë neglizhenca e mjekëve, të cilët i përcjellin me një rekomandim pa i vizituar fare.

Pak ditë më parë, Kujdesi Aga denoncoi publikisht bluzat e bardha për neglizhencë prej të cilës humbi vajzën 15 muajshe.

Ndërsa sot vjen një tjetër denoncim ku akuzohen mjekët pediatër të Spitalit të Durrësit.

Me datë 28 mars familja Cuka nga Durrësi humbi foshnjën 15 muajsh E.C dhe sipas familjarëve, vogëlushi ndërroi jetë si pasojë e neglizhencës së mjekëve, të cilët nuk ofruan shërbimin e nevojshëm.

Share This Video


Download

  
Report form