TIRANE- "A1 Report" zbulon vendimet që bllokuan ekstradimin dhe i dhanë lirinë Gëzim Çelës pavarësisht se kërkohej me kartelë të kuqe nga drejtësia italiane, e cila e kishte dënuar në mungesë me 19 vite, 9 muaj dhe 29 ditë për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Astrit Haxhialushi, Edlira Petri dhe Shkëlqim Miri, ka qenë treshja e gjyqtarëve që gjykoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke vendosur që Gezim Çela të mos ekstradohet drejt Italisë.
Ky vendim caktonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila i kishte thënë "Po" ekstradimit dhe dërgimin e saj për gjykim me një trup tjetër gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë, po në Tiranë.
Dhe në gjykimin e nisur nga gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Altin Abdiu, një nga vendimet e para të ndërmjetme ishte ndryshimi i masës së sigurisë nga "arresti me burg" në "arrest në banesë", çfarë solli daljen nga qelitë e paraburgimit për Çelën.
Ndryshe nga sa kishte caktuar në gjyqtari Artur Gaxhi, në vendimin e parë të datës 23 janar të vitit 2013, i cili njihte dënimin e autoriteteve të drejtësisë italiane dhe i jepte "OK-in" ekstradimin drejt Italisë.
Ndërkohë procesi gjyqësor për ekstradimin e Çelës në gjykatën e Tiranës, me drejtues të togave të zeza Altin Abdiun vazhdon ende, teksa nga gjykata penale e Tiranës fshihet vendimi i cili ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për baronin e drogës Gëzim Çela.
"A1 Report" ka mundur të sigurojë edhe 4 vendimet e tjera të gjyqësorit në Shqipëri, nga dënimi i tij me 7.5 vite burg për trafikun e prostitucionit në rrjetin Bullgari-Shqipëri-Itali që me gjykimin e shkurtuar iu ul në 5 vite burg.
Lirimin e tij me kusht në bazë të një epikrize që e nxirrte me kancer në kockë në zonën e gjurit, si dhe vendimet për falsifikimin e këtij raporti mjekësor.
Një vendim që në përfundim e quan të vlefshëm raportin mjekësor, i cili në një vend tjetër me të njëjtin argument siç ishte drejtësia turke nuk e shpëtoi dot nga qelia. Në Turqi, Çela u dënua dhe shlyeu 6 vite burg për trafik droge, në përfundim të të cilit në vitin 2012 u deportua në Shqipëri.
Çela është tashmë në kërkim si organizatori I linjës së trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë, më pas në Shqipëri dhe me destinacion vendet e Bashkimit Europian.
Policia e Shtetit dhe Krimet e Rënda ndërmorën një operacion në Shqipëri dhe Kosovë, ku u sekuestruan 2 laboratorë droge, 57 kg kokainë, 18 kilogramë heroinë dhe 150 kilogramë marijuanë me një vlerë prej 3 milionë euro. Si edhe një arsenal armësh e eksplozivësh.
Në pranga kanë rënë, në Morinë korrieri Reald Hysolli, të cilit iu kapën 7 kg kokainë të fshehura në pjesën e motorit mbi gomën e përparme të "Benz-it" të tij prodhim të vitit 2010.
Kimistja e laboratorit të drogës Valentina Tufina. Pritësi i kokainës që vinte nga Morina, Gëzim Preka, si edhe Kujtim Çela, vëllai i Gëzimit që ishte kujdestari i vilës 3-katëshe në Fushë-Kuqe të Ma...