Report TV - Ja dhuratat që kanë marrë disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri

Report TV 2018-05-12

Views 10

Bashkëshortët Dritan Gina dhe Rovena Gashi nuk janë njerëzit e vetëm të drejtësisë që kanë marrë dhurata. Një numër i konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh, në vite të ndryshme kalendarike, kanë marrë dhurata, kryesisht nga familjarët e tyre.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, Mimoza Brahimi se babai i ka bërë dhuratë 40 milionë lekë. Gjyqtarja e Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë të Tiranës, Arbena Ahmeti deklaron 1 200 dollarë dhuratë nga babai dhe 300 000 lekë dhuratë nga nëna.

Ndërsa gjyqtari Avni Sejdi, në vitin 2004, një vit pasi kishte filluar punë, blen një apartament në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë. Si burim, Avni Sejdi, sot gjyqtar në Gjykatën Administrative në Tiranë, deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit, 700 000 lekë kursime cash në vitin 2003 dhe 2004, 1 000 000 lekë hua, 400 000 lekë kredi dhe 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS