Avioni Piper i cili u ul në plazhin e Divjakës të shtunën, nuk kishte drogë apo sende të tjera të ndaluara. Pamjet eksluzive të A1Report tregon qartë që afër avioni ishin disa çantave personale në pronësi të piloti Giorgo Riformato. Ai vete e largon nga avioni në presencë të policëve të parë që sapo kishin mbërritur në vendngjarje me një automjeti tip Volksëagen Golf me targa të Elbasanit 7117 B. Makina i përkiste policit të stacionit të Divjakës Arben Sina, i cili ndodhej në vendgjarje bashkë me specialistin e krimeve të zonës Sheme Kaja.
Kjo foto tregon momenti e ndalimit te Giorgio Riformato i cili eshte futur brenda fuoristradës së policisë bashke ma çantat.
Kjo është faktuar më pas edhe nga shefi i antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Sokol Selfollari.
Katër çantat e nxjerra nga avioni prej pilotit janë marrë në dorëzim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që e konfirmon atë.
Në çanta sipas Selfollarit ka sende dhe mjete personale të pilotit dhe në to nuk gjenden sende të ndaluara.