A1 Report - Avioni në Divjake, Didi: Detajet e operacionit minute pas minute

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke folur nga Akademia e Arteve në Tiranë, sqarojnë operacionin e policisë që çuan në kapjen e avionit në Divjakë dhe pranë tij të automjetit me 460 kg kanabis të cilët po tentonin të kryenin trafik ajror të lëndëve narkotike.

Kryepolici Artan Didi ka bërë publik operacionin e detajuar të Policisë që çoi deri në kapjen e trafikantit shqiptar dhe pilotit italian që dyshohet se do të bënte trafikun e lëndës narkotike me avion drejt Italisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë me orare të sakta të gjtihë itinerarin e avionit italian nga nisja në Rinas dhe deri tek ulja në zonën e Divjakës ku dyshohet se do të bëhej takimi mes pilotiti italian Giorgio Riformato trafikantit Saimir Bajrami dhe shkëmbimi i drogës dhe parave

ME 8 MAJ

Ora 10:16 avioni GRMP tip PA 32 ulet në aeroportin "Nënë Tereza", avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, për qëllim turistik

ME 10 MAJ

Ora 13:26 minuta avioni niset nga Rinasi me destinacion Pescara Itali
Ora 13:50 avioni në kuotën 756 metra lartësi vazhdon drejt fluturimin drejt pikës gogël në pikën bitam , kthehet majtas pa marrë leje, Kulla pyet pilotin për kthesën, ai kërkon leje për flturim turistik mbi bregdet dhe i jepet leje.
Ora 13:52 në kuotën 220 m lartësi zbret pa leje, i kërkohet sqarim për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin
Ora 13:56 Avioni ngrihet në lartësinë 364 m, por humbet nga monitorimi i radarit, avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë me radion
Ora 13: 59 avioni minuta humbet komunikimin me radion
Ora 14:01 Shefi i komisariatit Lushnje informohet se një avion i vogël po ulet në Divjaklë, ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe ministrin e Brendshëm, që urdhërojnë nisjen e operacionit
Ora 14: 13 efektivët nisen drejt vendngjarjes, marrin detyrë për bllokimin e zonës.
Ora 14: 18 sipas procedurave të emergjencës nis kordinimi i të gjithë strukturave
Ora 14:20 efektivat e policisë mbërrijnë në vendngjarje dhe konfirmojnë avionin dhe pilotin 2 m larg jashtë tij me dy canta në duar, avioni kishte mbetur në rënë i bllokuar
Ora 14:21 Qendra e Kontrollit të Raportimin, informojnë shefin e shtabit
Ora 14:23 koordinatori ushtarak njofton Postën e Kontrollit të Raportimit në Greqi, në Itali dhe Spanjë.
Ora 14:33 patrulla e dytë në aksin Divjakë-plazhë identifikon 2 automjete të ndaluara buzë rrugës, Mitsubishin që po ngarkohej me rimorkio për tu tërhequr nga Range Rover, dhe një shtetas drejt pyllit me një cantë të zezë. Policia bllokoi dy makinat të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vu në ndjekje të tij.

Share This Video


Download

  
Report form