A1 Report - Avioni ne Divjake, Arvizu: Të presim hetimet per te dale ne konkluzione

Report TV 2015-08-22

Views 0

ELBASAN - Nga Elbasani Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vëndin tonë, Alesandër Arvizu, iu përgjigj interesit të mediave lidhur me avioin e rrëzuar në Divjakë, cili dyshohet se do përdorej për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge drejt Italisë.

Sipas ambasadorit amerikan për momentin është koha vetëm të presim rezultatet e hetimeve lidhur me këtë çështje dhe kur faktet të dalin në dritë, atëherë mund të themi diçka më konkrete.

"Mendoj se ka më shumë më tepër që nuk dimë se sa dimë. Mendoj se duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të nxjerrë hetimi, jam i interesuar të mësoj më shumë. Mendoj se është më e rëndësishme që të lejmë hetimet të jenë të plota dhe që ti përgjigjen shumë pyetjeve. Të gjithë e kanë një mendim por kemi nevojë për më shumë fakte". tha Arvizu

Arvizu nuk kurseu edhe një koment lidhur me akzuat e opozitës për çështjen e avionit.

"Sikurse dhe e thashë secili ka një mendim, ka një opinion, dhe të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre, por mendoj se duhet më shumë informacion më shumë fakte." përfundoi Arvizu

Këto deklarata Arvizu i ka bërë gjatë ceremonisë së betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes, event i cili realizohet në vitin e tij të tetë në qytetin e Elbasanit, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Share This Video


Download

  
Report form