A1 Report - Të bësh gazetaren në Kosovë më e lehtë sesa në Shqipëri

Report TV 2015-08-22

Views 1

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nxorrën në pah një veçori mjaft pozitive të kësaj Republike, siç është transparenca e krerëve te institucioneve me mediat, një element ky i munguar disi në Shqipëri. Të bësh gazetarin në Kosovë, duket se është më e lehtë ta bësh në Shqipëri ku informacioni nga institucionet shtetërore dhe personat publikë është ende i vështirë.

Televizioni A1Report udhëtoi drejt Kosovës për të sjellë më afër procesin zgjedhor dhe ajo çka na ra në sy ishte gadishmëria e institucioneve më të rëndësishme në vend për të ofruar informacione në kohën e duhur pa vonesa, në diferencë nga ajo çka ne gazetarët jemi mësuar të shohim në Shqipëri në të tilla momentë të rëndësishme për vendin, si zgjedhjet...dhe jo vetëm...ku për të siguruar një intervistë apo për të marrë disa informacione të duhet të presësh me orë të tëra pas derës, por në rastin më të keq, mund edhe të marrësh refuzim!

E për ta konkretizuar, e para është Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka. Morëm përgjigje në çdo kohë, jo vetëm me intervista, por edhe me informacione. Po ashtu deklaratat për shtyp jepeshin fiks në kohën e lajmëruar duke na kyrsyer kohën të gjithëve.

Po ashtu edhe Kryeprokuroja Laura Pulaj ndonëse trokitëm në derën e institucionit që ajo drejton në orë të vona të mbrëmjes së 8 Qershorit, ajo iu përgjigj pyetjeve tona duke na dhënë çdo informacion mbi çfarë po ndodhte në vend.

Share This Video


Download

  
Report form