A1 Report - Kosove-Shqiperi, se shpejti terminal i përbashket doganor

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Kosova dhe Shqipëria duhet të krijojnë një terminal të prëbashkët doganor, për të bërë të mundur siç tha ai shembjen e barrierave ekzistente për intensifikimin e shkëmbimeve të mallrave mes dy vendeve.

Duke folur nga kryeministria me përfaqëuses të qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, Rama tha prej vitesh ka ekzistuar një barrierë që ka penguar zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Sipas Ramës një terminal i përbashkët doganor është një domosdoshmëri për procesin e lehtësimit në të gjitha aspektet.

"Fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar shumë vite, tregjet e Kosoves dhe Shqipërisë qëndrojnë të izoluara, dhe vështirësisht të aksesueshme për prodhuesit dhe tregtarët. Sot mund të themi se mes dy shteteve është ngritur një barrierë që pengon zhvillimin dhe artificialisht i ka larguar dy shtetet. Është e pamundur që të shkojmë tutje pa pasur një terminal të përbashkët doganor dhe krijimi i tyre, është një domosdoshmëri për të hapur procesin e lehtësimit në të gjitha aspektet. Konkretish terminali i përbashkët i Morinë- Vermicës dhe Morinë-Tropojës janë në rendin e ditës." tha Rama.

Kryeministri Rama duke e cilësuar këtë takim si hapjen e Dhomës Kombëtare të Tregtisë mes dy vendeve, u shpreh se përmes këtij projekti nuk do të ketë më as vonesa në procedurën e kalimit tranzit të mallrave.

"Afrimi me Kosovën nuk është vetëm logjistik, por është shkurtim drastik i kontrolleve, i kohës, dhe padyshim mundësi e re për të goditur shfaqjet korruptive dhe trafiqet kriminale. Ribërja e procedurave është një nga problemet më të mëdha që pengon iniciativën e lirë, dhe aspiratën për të fuqizuar shkëmbimin mes dy vendeve. Me tranzitin e përbashkët mallrat nga Durrësi do e mbyllin tranzitin në Kosovë, pa pasur nevojën për të ndaluar në Morinë. Kjo risi e shpejton në mënyrë të jashtëzakonshme lëvizjen e mallrave, shkurton kohën e qëndrimit në doganë, dhe kostot e biznesit, dhe e bën praktikisht kufirin mes dy vendeve inekzistent. " u shpreh kryeministri

RAMA: ÇERTIFIKIM I PERBASHKET HIDRO-SANITAR

Duke vazhduar më tej Rama tha se deri më tani edhe çërtifikimi hidro-sanitar ka krijuar pengesa dhe vonesa veçanërisht të mallrave ushqimore. Sipas Ramës, mes dy qeverive po punohet për krijimin e një çertifikimi të përbashkët duke shmangur në këtë mënyrë edhe vonesën.

"Problem tjetër është vonesa në kufi ndaj produkteve ushqimore, kemi marrë informacion të plotë, ku kemi parë se çfarë prodhon kjo vonesë e tillë. Mallra që nisen nga Kosova dhe mbërrijnë në Serbi për 4 orë, ndërsa në Shqipëri duan të paktën 2 ditë, dhe ky handikap e ul në gjunjë shkëmbimin tonë tregtar dhe të gjithë sipërmarrësit dhe çdo lloj iniciative të përbashkët mes dy vendeve. Për shmangien e ketij handikapi duhet të ulemi të punojmë për njohjen e çertifikatave të përbashkëta hidro-sanitare, pra krijimin e çertifikatave kombëtare unike." tha Rama.

Tjetër pikë e rëndësishme që do të përmirësohet përmes projektit të terminalit të përbashkët doganor Kosovë-S...

Share This Video


Download

  
Report form