Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga mbyllja e aksionit të INUK, i cili u konkretizua me prishjen e dhjetëra objekteve, përgjatë rrugës "Çamëria" nga Skela në Ujin e Ftohtë, tashmë lehtësisht evidentohet problemi i mbetjeve inerte të cilat qëndrojnë në zonë. Në mes të sezonit turistik, pamjet nuk u ngjajnë aspak atij të një qyteti elitar në turizëm.
Sipas INUK i është ngarkuar Bashkisë së Vlorës heqja e inerteve në këtë zona, por mjetet e pakta në dispozicion duket se do ta vonojnë procesin të paktën deri në mes të muajit korrik, duke ofruar pikërisht këtë pamje në shëtitoren e vetme aktuale që qyteti ka.
Për biznesin dhe qytetin, kjo do të thotë më pak turizëm, çka përkthehet më pak të ardhura. Aksioni i INUK u bë në kuadër të projektit të zgjerimit të rrugës, që do t'i bashkangjitet atij të "Lungomares".
Aktualisht në Vlorë kanë nisur të evidentohen problematikat e shumta në trafik, mungesë ndriçimi e kapacitetesh pritëse turistike, që pritet të shoqërojë sezonin veror.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/