A1 Report - Lumi Erzen, inertet e hedhura aty po marrin permasa te frikshme

Report TV 2015-08-21

Views 3

TIRANË - Shfrytëzimi i lumit Erzen për inerte nuk di të ndalet. Ndonëse Erzeni është përjashtuar nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm, ata që merren me këtë biznes vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

Madje, ata tashmë kanë prekur edhe tokat që ndodhen buzë lumit, duke rrezikuar që masakra mbi këtë lumë të marrë përmasa të frikshme.

Por ndonëse Ministria e Mjedisit ka deklaruar se mbi këtë lumë nuk do të ketë më asnjë pikë të përpunimit të inerteve, në të vërtetë nuk ndodh kështu. Siç shikohet edhe nga pamjet që sjellë A1 Report, vetëm në zonën e Arbanës janë disa pika të përpunimit të inerteve. Dhe të gjitha funksionojnë normalisht, duke e marrë lëndën e parë pikërisht nga ky lumë.

Vetë banorët e kësaj zone, të cilët i shmangen kamerës, pasi i kanë firmat e inerteve në buzë të shtëpive të tyre, na thonë se shfryrtëzimi i inerteve të këtij lumi jo vetëm rrezikon devijimin e tij, por edhe humbje të sipërfaqeve të tëra të tokës për shkak të erozionit.

Sipas tyre, mbërritja e shirave, të cilët deri më tani kanë munguar, do të tregojë përmasën e vërtetë të kësaj masakre që po i bëhet lumit Erzen.

Ata u kërkojnë autoriteteve përkatëse ndërhyrjen dhe shpalljen e kësaj zone të mbrojtur, duke mos lejuar që dikush të prekë më inertet e këtij lumi.

Share This Video


Download

  
Report form